Qysh me përgaditë kos?

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 150 gram kos.

Hapi i parë është vendosja e kosit nga frigoriferi disa orë më parë, që të arrijë temperaturën e dhomës, për shkak se fermentet janë shumë delikate në luhatjet e temperaturës.

Vini qumështin në zjarr.

Ndërkohë që qumështi arrin procesin e vlimit, hiqeni nga zjarri dhe e lini të ftohet deri në temperaturën 45 gradë.

Në një termus hidhni dy lugë gjellë kos dhe hapeni mirë në sipërfaqe.

Pasi qumështi te këtë temperaturën e kërkuar hidheni atë pjesë pjesë në termus duke trazuar vazhdimisht.

Mbylleni kapakun dhe vendoseni në një vend ku nuk ka lëvizje.

Lëreni rreth 7-8 orë derisa të arrijë trashësinë e duhur.

Qysh me përgaditë smoothie me arra?

Qysh me përgaditë vodka me shije qokollate?