Qysh me përgaditë kofshë pule të marinuara?

Përbërësit:

  • 1 kg kofshë pule
  • 100 ml vaj ulliri
  • Lëngu i gjysmë limoni
  • Piper
  • Hudhër.
  • 1 lugë miell
  • 100 ml ujë.
  • 1 lugë vegetë.

Kofshët e pulës kriposen, shtohet piper dhe fërkohen me thelpinjtë e hudhrës.

Përzihen vaji dhe lëngu i limonit dhe vegetë e hidhet mbi kofshë.

Qëndrojmë në vend të ftohtë 2-15 orë.

Vendosen në tepsi dhe futen në furrë me temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

Marinada e mbetur hidhet në tigan në të cilin shtohet miell dhe fërgohet.

Shtohet pastaj uji dhe salca shërbehet mbi kofshë.