Qysh me përgaditë kifle me kungull?

Përbërësit:

  • 700 gram miell
  • 500 gram kungull
  • 200 ml qumësht
  • 1 lugë tharm buke
  • 2 lugë sheqer
  • 1 pecivë
  • Kripë
  • 2 vezë
  • 250 gram gjalpë.

Pastrohet kungulli nga farat dhe pjeket në temperaturë 200 gradë.

Në qumësht shtohet pak miell, sheqer dhe tharm buke, përzihet mirë dhe lihet që të fryhet.

Kungulli i pjekur pastrohet nga lëkura dhe pjesët e djegura dhe përgaditet një pure.

Kungulli i ftohur përzihet me miell, tharmin e bukës së fryrë, pecivën, një filxhan sheqer dhe një vezë.

Lihet të qëndroj derisa të dyfishohet e pastaj ndahet në 4 pjesë.

Secila pjesë shtrihet në petë të rrumbullakët dhe ndahet në 8 pjesë.

Në secilin trekëndësh vendoset nga një copë gjalpë.

Mbështillet që të fitohen kiflet dhe lyhen me vezë të tundur.

Pjeken në temperaturë 200 gradë.

kungull

Qysh me përgaditë petë të mbështjellura?

Qysh me përgaditë pogaqe lule?