Qysh me përgaditë kifle me bajame?

Përbërësit:

  • 250 gram miell
  • 250 gram gjalpë
  • 2 vezë
  • 100 gram sheqer
  • 50 gram bajame
  • reqel.

Tunden gjalpi, i shtohen 2 të verdha vezësh, sheqer, miell dhe gatuhet një brumë i ngjeshur.

Pasi të rrafshohet brumi në tavolinë, priten katrorë ose trekëndësha brumi, hidhet nga pak reqel në mes dhe mbështillen në formë kiflesh.

Të bardhat e vezëve tunden, lyhen kiflet me të, mbi u hidhen bajamet e grimcuara, rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë.

Qëndrojnë pak në vend të vakët, dhe pjeken në temperaturë mesatare.

Qysh me përgaditë petë të mbështjellura?

Qysh me përgaditë pogaqe lule?