Qysh me përgaditë kekë të vegjël për krishtlindje?

Përbërësit:

  • 1 gotë miell
  • 1 lugë caji pecivë
  • 2 vezë
  • 1 gotë sheqer
  • 200 gram margarinë
  • ½ gotë qumësht.
  • Kremë për rrahje
  • Luleshtrydhe.

kek-santa-1

1.Në një enë përzieni me mikser vezët me sheqerin derisa të bëhet shkumë.

Duke përzier, shtoni gradualisht margarinën e shkrirë.

Ngadalësoni shpejtësinë dhe shtoni miellin dhe pecivën.

Vendosni masën në tepsi për kekë të vegjël të mbuluar me letra.

Pjeken në furrë të nxehtë për 20 minuta.

kek-santa-2

2.Lejoni të ftohen, dhe ndërkohë prisni pjesën e sipërme të luleshtrydheve.

kek-santa-3

3.Vendosni kremën për rrahje në skajet e kekëve, duke mbushur pastaj pjesën e mbetur.

kek-santa-4

4.Vendosni luleshtrydhet në mes të kekëve.

kek-santa-5

5. Krijoni me kremë pë rrahje majen e kapelës së babagjyshit të vitit të ri.

kek-santa-6

Qysh me përgaditë tortë të shpejtë?

Qysh me përgaditë tortë me gështenja?