Qysh me përgaditë kek me cokollatë?

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 3 gota sheqer
  • 3 gota miell
  • 3 gota jogurt
  • 1 gotë vaj
  • 1 pecivë
  • 1 lugë kakao.

Në një enë tundim vezët me sheqer.

Shtohen një nga një të gjitha përbërësit e tjerë duke përzier me lugë.

Masa vendoset në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur.

Pjeket në 170 gradë për 45 minuta.

Pasi të ftohet i shtohet qokollata e shkrirë mbi.

kek-me-qokollate