Qysh me përgaditë kek bardhë e zi?

Përbërësit:

  • 250 gram margarinë
  • 300 gram sheqer
  • 5 vezë
  • 400 gram miell
  • 1 lugë caji sodë buke
  • 4 lugë qumësht
  • 1 lugë kakao
  • 1 lugë sheqer.

Në një enë të vogël vlohet qumështi me 1 lugë sheqer dhe kakao.

Përzihet mirë dhe lihet anash.

Tundet gjalpi i zbutur ose i shkrirë me sheqer.

Shtohen vezët, të cilat tunden derisa të shkrihet sheqeri.

Kësaj mase i shtohet mielli me sodë buke dhe përzihet me lugë.

Ena për kuglof lyhet me yndyrë në të cilën shtohet masa e përgaditur nga e cila ndahet një pjesë e vogël.

Brumit të ndarë i shtohet kakaoja e përgaditur dhe hidhet mbi brumë të verdhë.

Me pirun bëhen lara duke e futur pirunin në brumë dhe duke e përzier atë.

Keku pjeket në temperaturë 160 gradë pët 45 minuta.

Qysh me përgaditë biskota me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me vishnje?