Qysh me përgaditë Jaffa ëmbëlsirë?

Përbërësit:

  • 500 gram keksa jaffa
  • 200 ml qumësht
  • 5 lugë sheqer
  • 5 lugë miell
  • 100 gram margarinë
  • kokos.

Përzihet mielli me pak qumësht.

Shtohet sheqeri, ndërsa pjesa tjetër e qumështit vlohet.

Pasi të vlohet shtohet mielli dhe përzihet derisa të trashet.

Largohet nga zjarri, dhe lihet anash të ftohet.

Përzihet margarina me mikser dhe kur të ftohet fillimi i përziejmë, marrim keksat i presim përgjysmë.

I lyejmë me fillin e përgaditur dhe i ngjesim dy copa bashkë.

Anash i kalojmë në kokos.

Qysh me përgaditë vanillëza?

Qysh me përgaditë shkopinjë mjalti?