Qysh me përgaditë gjoks pule të mbushur?

Përbërësit:

  • 2 fileta pule
  • 2 fletë lakre
  • 3 lugë djathë të bardhë
  • Kripë
  • Piper.

Mishi hollohet duke u rrahur lehtë.

Lakra zihet disa sekonda në ujë të valë dhe pritet imët.

Bashkohet me djathin e thërmuar dhe shtohet kripë e piper.

Mishi vendoset në celofan dhe mbi mish vendoset nga masa me djathë.

Mishi mbështillet në role me ndihmë të celofanit.

Roleja mbështillet edhe në folie alumini dhe piqet për 30 minuta në furrë të nxehtë.

gjoks-pule