Qysh me përgaditë gjellë me pulë dhe këpurdha?

Përbërësit:

  • 1 copë gjoks pule
  • 100 gram brokoli
  • 1 qepë
  • 100 gram këpurdha
  • 200 ml ajkë
  • 100 ml qumësht
  • kripë
  • piper i zi
  • vaj.

Copëtohet mishi i pulës, shtohet kripë e piper dhe fërgohet në tigan derisa të merr ngjyrë.

Pulën e fërguar e largojmë nga tigani, në të cilin fërgojmë qepët dhe këpurdhat derisa të zbutet qepa.

Kthehet mishi i pulës në tigan, shtohet brokoli dhe fërgohet për 10 minuta të tjerë.

Shtohet qumështi dhe ajka në tigan.

Shtohet edhe kripë e piper dhe lihet të zihet për 10 minuta.

Qysh me përgaditë file pule me proshutë?

Qysh me përgaditë file pule me djathë?