Qysh me përgaditë file pule me proshutë?

Përbërësit:

  • 500 gram file pule
  • 100 gram feta të holla proshute
  • Djathë
  • Miell
  • 1 vezë
  • Galetë
  • Kripë
  • Piper
  • 100 gram margarinë.

Vezët tunden me galetë dhe me gjysmën e djathit të kaluar në rende.

Në 4 fileta vihet proshuta, nga një rriskë e hollë djathi dhe mbulohen me pjesët e mbetura të filetave.

Skajeve mbyllen duke i shtypur me gishtërinjë.

Shtohet kripë, pipe dhe kalohen në miell dhe vezë të tundura.

Filetat fërgohen në margarinë nga 5 minuta në të dyja anët.