Qysh me përgaditë file mishi me qepë?

Përbërësit:

  • 500 gram file viqi
  • 2 lugë gjalpë
  • 4-5 qepë
  • 100 ml verë të bardhë
  • vegetë
  • piper
  • kripë
  • 1 lugë niseshte
  • 150 ml ujë.

Në mish shtohet kripë e piper dhe skuqet në yndyrë të nxehtë në të dyja anët.

Largohet mishi nga yndyra dhe në atë yndyrë fërgohen qepët e prera imët derisa të marrin ngjyrë të verdhë.

Kthehet mishi prapë në qepë dhe shtohet vera, vegeta dhe piper.

Mbulohet ena dhe në zjarrë të ulët zihet mishi 1 orë.

Niseshtja përzihet me ujë të ftohtë i cili i shtohet mishit dhe posa të marrë valë largohet nga zjarri.

Filetat shërbehen me pure patatesh apo oriz.

Biftek me Spec te Kuq

Qofte të Veshura me Susam