Qysh me përgaditë fasule me përshutë?

Përbërësit:

  • 300 gram fasule
  • 500 gram përshutë
  • 1.5 litër ujë
  • 3 qepë
  • vaj
  • piper i kuq
  • kripë
  • miell.

Pastrohet së pari fasulja duke ia ndërruar ujin disa herë.

Pastaj, vendoset fasulja dhe përshuta në një tenxhere e cila mbulohet me ujë derisa të marrë valë.

Pastaj, derdhet uji i fasules dhe shtohet 1.5 litër ujë në tenxhere.

Fasulja lihet të zihet përafërsisht 2 orë në temperaturë mesatare.

Marrim qepët dhe i grijmë, i fërgojmë në tigan me vaj.

Shtojmë 2 lugë miell, piperin e kuq, kripën dhe përziejmë.

Masën e përgaditur e shtojmë në tenxhere dhe lihet të zihet për 15 minuta të tjerë.

Qysh me përgaditë file pule me proshutë?

Qysh me përgaditë file pule me djathë?