Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me vishnje?

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 200 gram sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 150 gram miell
  • 200 ml vaj
  • 1 pecivë
  • 350 gram vishnje.

Të gjithë përbërësit, përpos vishnjeve tunden mirë, në mënyrë që të fitohet një brumë më i trashë se i palpetëve.

Brumi vendoset në enë të lyer me yndyrë dhe pjeket për 15 minuta në temperaturë 150 gradë.

Largohet tepsia nga furra, hidhen vishnjet e kaluara në miell dhe më pas ngritet temperatura në 180 gradë derisa të piqet ëmbëlsira.

embelsire-me-vishnje

Qysh me përgaditë gurabi me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me qumësht?