Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?

Përbërësit:

  • 300 gram miell
  • 150 gram sheqer
  • 3 vezë
  • 250 ml lëng portokalli
  • lëvorja e ½ portokalli
  • 50 ml vaj ulliri
  • 1 lugë sodë bikarbone.

Rrahim vezët në një enë së bashku me sheqerin.

Shtojmë vajin dhe lëngun e portokallit duke i përzier mirë.

Pastaj, miellin dhe sodën i përziejmë së bashku duke i kaluar në sitë.

I shtojmë ngadalë në masën e vezëve.

Në fund hedhim edhe lëkurën e portokallit të grirë në rende.

Masën e vendosim në tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell.

Pjeket për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

Qysh me përgaditë kurora me arra?

Qysh me përgaditë tullumba?