Qysh me përgaditë ekler?

Përbërësit për brumë:

  • 200 gram miell
  • 50 gram gjalpë
  • Një majë e lugës kripë
  • 1 sheqer vanillë
  • 1 gotë ujë
  • 5 vezë.

Për mbushje:

  • 500 ml ajkë të ëmbël
  • 2 lugë sheqer pluhur
  • 1 sheqer vanillë.

Në tenxhere shtojmë ujin me kripë dhe yndyrë dhe e vendosim në pllakë të vlojë.

Pasi të ketë vluar largohet nga zjarri dhe gradualisht hidhet mielli duke e përzier.

Kthehet përsëri në zjarr dhe përzihet derisa masa të shkëputet nga ena.

Largohet ena nga zjarri dhe ssa të ftohet pak, hidhet 1 vezë duke përzier derisa të bëhet masë homogjene.

Njësoj përsëritet me të gjitha vezët, por me kujdes të mos shtojmë vezën tjetër derisa të jetë përzier në brumë plotësisht njëra.

Në tepsi të lyer me yndyrë me kaush vendosen në formë të gjatë eklerët e larguar nga njëri tjetri.

Pjeken në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

Pasi të marrin ngjyrë dhe të ftohen në furrë priten përgjysmë horizontalisht.

Ajka tundet me sheqer dhe sheqer vanillë dhe secili ekler mbushet me këtë masë, vendoset pjesa e sipërme mbi, dhe sipas dëshirës i lyejmë mbi me qokollatë.

ekler

Qysh me përgaditë biskota me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me vishnje?