Qysh me përgaditë bukë franceze të mbushur?

Përbërësit:

  • 1 bukë franceze
  • 250 gram mish të bardhë
  • Ajkë
  • 3 vezë
  • Piper
  • Kripe.

Priten majat e bukës, tuli largohet dhe ulet në qumësht.

Mishi i zier copëtohet, i shtohet ajka, vezët e ziera e të shtypura, djathë, kripë dhe piper.

Përzihet me tul buke të kulluar, derisa të bëhet një masë e vetme.

Mbushet buka me këtë masë, mbështillet me pecetë dhe futet në frigorifer deri sa të servohet.

buke-franceze

Qysh me përgaditë petë të mbështjellura?

Qysh me përgaditë pogaqe lule?