Qysh me përgaditë bukë elbi?

Përbërësit:

  • 300 gram miell elbi
  • 300 gram miell integral gruri
  • 300 ml qumësht
  • 1 lugë majë bukë
  • 1 lugë kripë
  • 1 lugë sheqer të kaftë.

Maja ulet me 5 lugë ujë të vakët dhe sheqer.

Miellit i hidhen kripa, maja e ardhur dhe zihet brumi me qumështin e vakët.

Ngjeshet brumi në tavolinë të përmillur, vendoset në enë dhe mbulohet me folie plastikë për 1 orë.

Brumi i ardhur ndahet në dy pjesë.

Formohen 2 bukë të gjata dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe qëndrojnë të mbuluara për 30 minuta.

Pjeken në temperaturë 200 gradë.

Qysh me përgaditë kifle me kakao?