Qysh me përgaditë biftek me salcë këpurdhash?

Përbërësit:

  • 500 gram biftek
  • 250 gram këpurdha
  • 1 qepë
  • 1 lugë miell
  • 1 gotë ajkë
  • 1 copë djath
  • Vaj
  • Piper
  • Kripë.

Së pari bifteku pritet në file dhe pjeket në skarë.

Ndërkohë në vaj fërgohet qepa e grirë hollë.

Shtohen këpurdhat e prera hollë dhe pak ujë.

Ena mbulohet me kapak dhe pasi të zbuten këpurdhat, hidhet 1 lugë miell i përzier me ½ gote ujë.

Zihet 10 minuta dhe shtohet mbi biftekun e pjekur.

salce-kepurdhash

Biftek me Spec te Kuq

Qofte të Veshura me Susam