Qysh me përgaditë biftek me salcë këpurdhash?

Përbërësit:

  • 500 gram biftek
  • 250 gram këpurdha
  • 1 qepë
  • 1 lugë miell
  • 1 gotë ajkë
  • 100 ml verë e bardhë
  • 1 copë djath
  • vaj
  • piper
  • kripë.

Bifteku pritet në file dhe pjeket në skarë.

Ndërkohë përgaditet salca.

Në pak vaj fërgohet qepa e grirë imët.

Shtohen këpurdhat e prera dhe pak ujë.

Ena mbulohet dhe sapo të zbutes këpurdhat shtohet mielli i përzier me 1 gotë ujë.

Zihet 10 minuta duke e përzier kohë pas kohe.

Ajka përzihet me verë dhe shtohet mbi këpurdha.

Shtohet kripë, piper dhe shërbehet mbi biftek.

Biftek me Spec te Kuq

Qofte të Veshura me Susam