Qysh me përgaditë banini?

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 2 gota caji vaj
  • 2 gota caji sheqer
  • 2 gota caji miell
  • 1 pecivë
  • 1 gotë caji kokos.

Në një enë thehen vezët.

Shtohet vaji, sheqeri dhe tunden mirë.

Shtohet mielli me pecivë e kokos.

Përzihet masa dhe nga kjo masë formohen toptha të vegjël të cilët shtypen pak me dorë dhe në mes bëhet një gavër, në të cilën vendosim xhem.

Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe pjeken për 12 minuta në temperaturë mesatare.

banini