Qysh me përgaditë bakllavë?

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 3 të verdha vezësh
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë qumësht
  • 800 gram miell
  • Pecivë
  • 700 gram niseshtë
  • 500 gram margarinë
  • 500 gram arra.

Sherbeti:

  • 2 kg sheqer
  • 1 litër ujë
  • Lëngu i gjysmë limoni.

Vezët përzihen, ku shtohet vaji dhe qumështi.

Në masën e përzier mirë shtohet mielli derisa të formohet një brumë i butë.

Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga qdo pjesë bëhen nga 5 toptha, pra 50 toptha.

Qdo topth hapet sa një pjatë dhe duke e përmillur me niseshte vihet nga 5 petë njëra mbi tjetrën.

Pesë petët e bashkuara hapen dhe tëhollohen dike i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe.

Njësoj veprohet me të gjithë masën e brumit.

Petët e tëholluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me një lugë yndyrë.

Pasi palohen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj.

Vendosen petët tjera mbi arra.

Pritet në formën e dëshiruar.

Me lugë shtohet gjalpë i shkrirë mbi.

Pjeket në temperaturë 150 gradë për 1 orë e gjysmë.

Për përgaditjen e sherbetit vlohet uji me sheqer, shtohet lëngu i limonit.

Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë caji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë përvëlohet bakllava e ftohur.

Mbulohet derisa të pihet sherbeti.

bakllave

Qysh me përgaditë kurora me arra?

Qysh me përgaditë tullumba?