Qysh me përgaditë ajvar djegës?

Përbërësit:

  • 3 kg speca djegës
  • 500 gram karota
  • 500 ml vaj
  • 1 hudhër
  • Kripë
  • 1 lugë esencë uthulle.

Specat lahen dhe pastrohen nga farat.

Bluhen së bashku me karotat në makinë mishi.

Qërohet dhe shtypet hudhra.

Vendosen në tavë ajvari të gjitha së bashku dhe pasi të marrin valë, zihen për 1 orë.

Shtohet vaji, kripa dhe vlojnë për 15 minuta të tjerë.

Pasi të largohet tava nga zjarri shtohet uthulla.

Ajvari vendoset në kavanozë dhe pasi të ftohen vendosen në vend të freskët.

ajvarr

Qysh me përgaditë mufinsa me qokollatë?

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?