Qysh me pastru RAM-memorien në iPhone?

Versionet e vjetra të Apple edhe pse funksionojnë normalisht me iOS 9, në situata të caktuara, mund të ngadalsohen.

Funksioni i hapave që do t’ju tregojmë më poshtë i jep mundësinë përdoruesve të pastrojnë memorien Ram në mënyrë të njëjtë sikur të bënin një fikje dhe ndezje të sistemit operativ.

Pra në vend që të fikni dhe ndizini telefonin, për të dalë nga një gjendje ngadalësimi ose dhe bllokimi,  mund të ndiqni këto hapa për të marrë të njëjtin funksion:

  1. Mbajmë shtypur butonin ON/OFF derisa të shfaqet ndërfaqja me butonin “Slide to power off”
  2. Mos e shtypni butonin Cancel
  3. Pasi të shfaqet përfundimisht butoni “Slide to power off” mbajmë shtypur butonin “Home” për disa sekonda dhe derisa sistemi të kthehet në menu-në Home

Pas këtyre hapave memoria Ram do të jetë e boshatisur nga proçeset që nuk po përdoreshin më parë nga ju dhe që zinin vënd.

Kujtojmë që ky proçes mund të jetë i nevojshëm në iDevice të cilët kanë memorie Ram 1GB ose më të vogël pasi në versionet e reja të iOS, sistemi operativ kërkon më shumë hapësirë në memorien Ram.

Më poshtë mund të shikoni një video me hapat e përshkuar më sipër. 

 

Qysh me hap llogari në iCloud?

Qysh me shtu jetëgjatësinë e baterisë në telefon?