Qysh me pas martesë të lumtur?

1.Vite të mbushura me kujtime

 

Mbase do ju duket pak e çuditshme por edhe kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri.

 

Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy.

 

Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.

 

2.Dedikime të shumta

 

Çdokujt i pëlqen që t’i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës.

 

Mos nguroni që t’i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t’i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë

për një ditë sa më të mbarë, do t’ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.

 

3.Befasojeni

 

Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse një prej këtyre dhjetë rregullave, është që ta befasoni partnerin tuaj.

 

Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën.

 

4.Vraponi

 

Nëse e ndjeni të nevojshme për të humbur disa kile, atëherë vraponi sa të keni mundësi.

 

Por, jo vetëm. Bindeni dhe merrni edhe partnerin tuaj dhe do ta shikoni se një gjë e tillë do t’ju ndihmojë për të kaluar më shumë kohë së bashku.

 

Edhe kërcimi është një ide shumë e mirë për t’u afruar me partnerin tuaj.

 

5.Projektoni të ardhmen

 

A e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza?

 

Projektimi i të ardhmes së bashku! Nëse në të tashmen gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë hidhuni në të ardhmen dhe diskutoni për një kohë më të vonë, në të cilën do të keni dalë nga kjo krizë dhe situata do të jetë shumë ndryshe.

 

 

6.Është me ju gjatë gjithë kohës

 

Në kohët ku teknologjia po zhvillohet me hapa të mëdhenj është mirë që të jeni dinamikë dhe mbi të gjitha sa më shumë krijues.

 

Ngacmojeni partnerin tuaj gjatë gjithë ditës me “sms” nga më të ndryshmet, duke i bërë të kuptojë që ju mendoni për të edhe kur nuk jeni bashkë.

martesee

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?