Qysh me i parashtru kërkesat për likuidim?

Pasi që të inicohet likuidimi i NSH-së me vendim të Bordit, themelohet Autoriteti i Likuidimit i cili brenda 10 ditë pune, në shtypin ditor, publikon njoftimin për inicimin e likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore. Ai njoftim përmban edhe afatet kohore për parashtrimin e kërkesave kreditore dhe pronësore ndaj Ndërmarrjes, dhe në të njëjtën kohë njoftohen kreditorët e njohur se duhet të veprojnë sipas Njoftimit të publikuar.

Nëse keni ndonjë prej kërkesave në vijim:

1. Kërkesa kreditore

  • Kërkesa për paga të papaguara,
  • Kërkesa për dëmbshpërblim për ndërprerje të parakohshme të kontratës,
  • Kërkesa pronësore ndaj aseteve të caktuara,
  • Kërkesa nga marrëdhëniet kontraktuale etj.

 

2. Kërkesa pronësore ndaj Ndërmarrjes që mund të jenë:

a) kërkesa pronësore ndaj aseteve të caktuara,
b) kërkesa nga Pronarë, Aksionarë, Themelues, Pjesëmarrës dhe Partnerë.

atëherë duhet që t’i ndërmerrni hapat në vazhdim:

  • Të shkarkoni formularin relevant për parashtrimin e kërkesës nga uebfaqja e Agjencisë në www.pak-ks.org dhe ta plotësoni atë;
  • Të bashkangjitni dokumentet mbështetëse mbi të cilat bazohet kërkesa juaj.

Duhet pasur parasysh se afatet ligjore duhet respektuar në të kundërtën kërkesa juaj nuk do të merret parasysh. Prandaj pas datës së publikimit të njoftimit për likuidim ju duhet që brenda 45 ditëve të dorëzoni kërkesën tuaj.

3. Kërkesat pas afatit

Në rast të parashtrimit të kërkesës pas afatit të paraparë me ligj, por jo më vonë se 30 ditë, ju duhet të arsyetoni vonesën me dëshmi bindëse në bazë të së cilave Autoriteti i Likuidimit do të vendos mbi pranueshmërinë e kërkesës tuaj.

Pas skadimit të afatit, Autoriteti i Likuidimit brenda 60 ditëve vlerëson vlefshmërinë, shtrirjen dhe prioritetin e kërkesës suaj. Lidhur me vendimet e marra ju do të njoftoheni me kohë.

Këshilla juridike:

Në rast se nuk jeni të kënaqur me vendimin e marrë ju mund të parashtroni ankesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të vendimit.

 

Për informata më të hollësishme ju lutem drejtohuni në zyrat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Zyra Qendrore e AKP-së, Rr. Ilir Konushevci nr.8, 10000 Prishtinë

Qysh me i përgaditë dokumentet për ofertim?

A kualifikoheni për 20% ?