Qysh me pagu mbushje të televizionit me SMS përmes Raiffeisen Bank?

SMS Top Up ju mundëson mbushjen e telefonit tuaj celular, internetin dhe televizionin digjital si dhe pakot DuoTV dhe DuoFIX në mënyrë elektronike nga kudo që jeni. Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë dhe është i përshtatshëm për të gjithë ju që përdorni produktet e Operatorëve të Telefonive Mobile.

Mënyra e mbushjes së televizionit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët,shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO apo numrin e kartelës (hapësirë) TV,DUOTV apo DUOFIX   p.sh( xxxxxxxxx TV)  (xxxxxxxxx DUOTV)  (xxxxxxxxx DUOFIX)

Vërejtje: Ju mund ta realizoni këtë shërbimin edhe nëse nuk keni mjete në telefon, mjafton që shuma e kërkuar të jetë në llogarinë e specifikuar në kontratë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi në Raiffeisen Direct në numrin 038 222 222.

Qysh me menaxhu llogarinë përmes e-banking të Raiffeisen Bank?

Qysh me ndihmu për bamirësi duke paguar me kartelë?