Qysh me i pagu faturat për agjensionet e ndryshme buxhetore?

Agjensionet e ndryshme buxhetore si ministritë, komunat, Administrata Tatimore e Kosoves, Trusti Pensional i Kosovës e agjensione tjera buxhetore, për të hyrat e tyre lëshojnë fatura ( FLETËPAGESA) me informata standarde, si:

  • Llogon e Republikës se Kosovës, komunës apo universitetit,
  • Emrin e agjensionit buxhetor që lëshon fletëpagesën,
  • UNIREF-in, shifra 16 shifrore tek barcodi,
  • Numrin e llogarisë së agjensionit buxhetor,
  • Shumën e pagesës,
  • Detajet e pagesës varen nga lloji i pagesës, por kryesisht kërkohen:

    – Emri dhe mbiemri,
    – Përshkrimi i pagesës, o UNIREF-i,
    – Shuma.

Referenca unike prej 16 shifrave, e njohur si UNIREF, për secilin agjension buxhetor fillon me dy apo tri karaktere unike. Këto karaktere janë të shënuara paraprakisht dhe ndërlidhen me llogarinë përkatëse për të mos e gabuar llogarinë e përfituesit.

Ju duhet vetëm të konfirmoni karakteret e para dhe të vazhdoni me plotësimin e fushës së UNIREF-it me shifrat e mbetura që i keni në fletëpagesë.

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Qysh me u qasë në e-Banking të Bankës Ekonomike?