Qysh me i pagu faturat KOS GIRO të lëshuara nga Dogana e Kosovës?

Edhe Dogana e Kosovës është e licencuar nga BQK-ja për lëshimin faturave me standardin Kos Giro. Për procesimin e këtyre faturave duhet të përzgjidhni opsionin për pagesat KOS Giro dhe pastaj duhet të përzgjidhni Dogana e Kosovës (XK051000410070001295)9. Shembulli i faturës Kos Giro të lëshuar nga Dogana e Kosovës:

screen-shot-2016-10-18-at-4-49-07-pm

Bazuar në shembullin e faturës me lartë, vazhdojmë me procesimin e faturës në E- banking.

Pasi të përzgjidhet kompania përfituese, Dogana e Kosovës (XK051000410070001295), vazhdoni plotësimin e fushave tjera:

Tek fusha numri i referencës shënoni referencën 16 shifrore që gjendet në pjesën e sipërme të faturës, pas fushës ku shënon urdhërpagesë, por e njëjta shifër gjendet edhe në pjesën e fundit të faturës, që në këtë rast është: 152020000037764Y.

Tek fusha vlera shënoni shumën totale të pagesës.

Tek fusha arsyeja shënoni arsyen e pagesës.

screen-shot-2016-10-18-at-4-50-31-pm

Pas plotësimit të këtyre fushave, vazhdoni me procesimin e pagesës duke klikuar butonin vazhdo.

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Qysh me u qasë në e-Banking të Bankës Ekonomike?