Qysh me i përgaditë dokumentet për ofertim?

Për t’i dorëzuar dokumentet e ofertimit ju nevojiten 3 zarfe (pliko) për ofertë:

ZARFI 1

picture1

Dokumentet në vijim duhet të vendosen brenda zarfit “INFORMATAT SHTESË PËR OFERTËN”:

  • Një kopje të formularit për regjistrimin e kualifikueshmërisë në përputhje me nenin 6 të Rregullave të Tenderit. (Çertifikata e Parakualifikimit e lëshuar nga AKP-ja).
  • Origjinali i një letre të nënshkruar nga/ose në emër të ofertuesit, ku thuhet që ofertuesi pajtohet t’i nënshtrohet Rregullave të Tenderit. (Shiko mëposhtë formën si shembull “SHTOJCA C”)
  • Dëshmi e cila tregon që tarifa për dorëzimin e ofertës është transferuar në llogarinë e AKP-së.
    LIKUIDIM: 1000510000000173
  • Dëshmi e cila tregon që depozita e ofertës është transferuar në llogarinë përkatëse.
    LIKUIDIM: 1000510000000076

  

ZARFI 2

picture2

Brenda zarfit “ÇMIMI I OFERTËS” duhet të vendosni një letër ku jepen detajet e çmimit të ofertuar.
Informata mbi çmimin e ofertës duhet të duket si më poshtë:

picture1

ZARFI 3

screen-shot-2016-11-22-at-1-51-48-pm

Brenda zarfit “OFERTA PËR SHITJEN NR. XXX” ju duhet të vendosni dy zarfe të tjera të mbyllura:

(Zarfi 1) – “INFORMATAT SHTESË PËR OFERTËN” dhe

(Zarfi 2) – “ÇMIMI I OFERTËS

 

PËRMBLEDHJE
–  Zarfi i mbyllur “InformatË shtesë për Ofertën” përmban: çertifikatën parakualifikuese,  dokumentin me anë të të cilit pajtohet me Rregullat e Tenderit (Shtojca “C”), konfirmimin e pagesës së tarifës për dorëzim të ofertës dhe konfirmimin e pagesës së depozitit të kthyeshëm.
–   Zarfi i mbyllur “Çmimi I Ofertës” përmban një dokument ku tregohet çmimi i juaj i ofertës (Shtojca “B”)
–   Këto 2 (dy) zarfe futen brenda zarfit me mbishkrimin “Oferta për tenderin numËr xxx” i cili më pas dorëzohet në zyrat e Agjencisë në Prishtinë dhe/apo në vendin e caktuar nga Agjencia.

 

Qysh me i përgaditë dokumentet për ofertim?

A kualifikoheni për 20% ?