Qysh me nxitë zhvillimin e të folurit tek fëmijët?

Çfarë mund të bëjnë prindërit që të nxisin të folurit tek fëmijët:

  • Flisni shumë

Fëmijën mund ta veshim duke mbajtur gojën mbyllur apo duke i folur ashtu që ia përshkruajmë tërë procesin dhe gjithçka që shohin apo mendojmë. “Mami është duke veshur beben, është duke e pastruar, tani do përdorim sapunin…” këto fjalë dhe fjali mund ti pëshpëritni derisa jeni me fëmijën tuaj. Fëmija nuk do kuptojë asgjë mirëpo do dëgjojë zërin tuaj dhe ngadalë do të përvetësojë strukturat gjuhësore, kuptimin, intonimin dhe ritmin në të folur.

  • Përsëritni pas fëmijës

Ba-ba-ba, ga-ga-ga,ma-ma-ma… sapo të fillojë foshnja të prodhojë zëra atëherë ka filluar të bëhet bashkëbiseduesi juaj. Bisedoni në gjuhën e foshnjeve…

  • Dëgjoni

E folura ka kuptim vetëm nëse ndjeni se dikush ju dëgjon me interes, qoftë edhe “përzierje” tingujsh nga njëvjeτari juaj apo përsëritja e njëqind e një storje nga trvjeçarja juaj, duhet të dëgjoni fëmijën dhe ta shikoni në sy.

  • Lexoni së bashku

Librat janë të shkëlqyeshme, në fillim mund t`i shikoni fotot dhe të tregoni përralla të shkurta ndërsa më vonë mund t`i tregoni kafshët dhe të imitoni tingujt që ato bëjnë, flisni për ngjyrat, tregoni shkronjat.

  • Këndoni

Gjuha sjell informata mirëpo është edhe melodike e ritmike.

Që të tri komponentet më së miri përzihen në këngë, rimë dhe vallëzim.

  • Mos korrigjoni kurrë

Tek më të vegjëlit përderisa mësohen se si të flasin, mund të vëreni që nuk mundet t`i shqiptojnë të gjitha shkronjat andaj mos i korrigjoni apo t`u qesheni në fytyrë. Fëmijët sigurisht që nuk pëlqejnë një gjë të tillë dhe kjo gjë mund të ndikojë negativisht në personalitetin e tyre.

Sa fjalë përdorin fëmijët sipas moshës?

Këto numra janë tregues i përafërt që u shërben prindërve si orientues për zhvillimin e të folurit.

  • Foshnja e posalindur – vaji.
  • Rreth 2-3 muaj – prodhimi i tingujve të ndryshëm : eh, ah….
  • 6-12 muaj – ga-ga, ba-ba, ma-ma
  • Deri në 1 vit – 5 fjalë me kuptim
  • Deri në 2 vite – 50 fjalë
  • Deri në 4 vite – përvetësim i gramatikës (fjalë të sakta me ndonjë gabim)
  • Deri në 5 vite – shqiptim i drejtë i të gjitha shkronjave

Qysh me i transmetu vlerat morale tek fëmijët?

Qysh me ditë kur duhet ndryshuar faza e ushqimit të fëmijës