Qysh me nxit zhvillimin e të folurës tek fëmijët?

Këto numra janë tregues i përafërt që u shërben prindërve si orientues për zhvillimin e të folurit.

  • Foshnja e posalindur – vaji.
  • Rreth 2-3 muaj – prodhimi i tingujve të ndryshëm : eh, ah….
  • 6-12 muaj – ga-ga, ba-ba, ma-ma
  • Deri në 1 vit – 5 fjalë me kuptim
  • Deri në 2 vite – 50 fjalë
  • Deri në 4 vite – përvetësim i gramatikës (fjalë të sakta me ndonjë gabim)
  • Deri në 5 vite – shqiptim i drejtë i të gjitha shkronjave

Shenja të hershme të ngecjes në zhvillimin e të folurit:

  • Gjatë periudhës së thithjes së gjirit nuk reagon në tingujt e zëshëm
  • Në periudhën nga muaji i 5 nuk e drejton shikimin tek personi që i flet
  • Shumë pak belbëzon në periudhën deri në 1 vit
  • Në periudhën deri në 2 vite, fjalori nuk përmban as 50 fjalë
  • Në periudhën deri në 2 vite nuk i kupton rregullat themelore të gjuhës
  • Nuk i interesojnë tregimet dhe vetmohet
  • Në periudhën deri në 4 vite fjalia është e shkurtë dhe jogramatikore, nuk përputhen fjalët me gjininë,numrin dhe theksin, ndërsa e folura është ende e pakuptimtë.

 

  • Dëgjoni

E folura ka kuptim vetëm nëse ndjeni se dikush ju dëgjon me interes, qoftë edhe “përzierje” tingujsh nga njëvjecari juaj, duhet të dëgjoni fëmijën dhe ta shikoni në sy.

femije-1

  • Flisni shumë

Fëmijën mund ta veshim duke mbajtur gojën mbyllur apo duke i folur ashtu që ia përshkruajmë tërë procesin dhe gjithçka që shohin apo mendojmë. “Mami është duke veshur beben, është duke e pastruar, tani do përdorim sapunin…” këto fjalë dhe fjali mund ti pëshpëritni derisa jeni me fëmijën tuaj.

Fëmija nuk do kuptojë asgjë mirëpo do dëgjojë zërin tuaj dhe ngadalë do të përvetësojë strukturat gjuhësore, kuptimin, intonimin dhe ritmin në të folur.

femije-2

  • Përsëritni pas fëmijës

Ba-ba-ba, ga-ga-ga,ma-ma-ma… sapo të fillojë foshnja të prodhojë zëra atëherë ka filluar të bëhet bashkëbiseduesi juaj.

Bisedoni në gjuhën e foshnjeve.

femije-3

Qysh me i transmetu vlerat morale tek fëmijët?

Qysh me ditë kur duhet ndryshuar faza e ushqimit të fëmijës