Qysh me ndryshu IP adresën e kompjuterit?

ip

Nëse disa faqe nuk ju lejojnë që të qaseni në to, për shkak të IP adresës suaj, atëherë ne kemi gjetur zgjidhjen e këtij problemi.

Hapi 1:
Hapeni shfletuesin e Mozilla Firefox, ose nëse nuk e keni të instaluar, instalojeni.

Hapi 2:
Siç shihet në foton në vijim, klikoni në pullën Firefox, pastaj opcionin “Options”.

Hapi 3:
Përzgjedhni pullën “Network”, pastaj klikoni butonin “Settings”.

Hapi 4:
Pastaj hapet dritarja e re, ku ju duhet të përgjedhni opcionin, Manual proxy configuration.

Hapi 5:
IP mund ti gjeni tek us-proxy.org

Hapi 6:
Tek HTTP proxy, shkruani një palë IP, nga lista e IP-ve tek us-proxy.org ndërsa tek Port shkruani portin, i cili gjendet gjithashtu tek us-proxy.org me IP përkatëse.

Hapi 7:
Bëjani “tik” pullës ku shkruan “Use this proxy server for all protocols”.

Hapi 8:
Pastaj klikoni “OK”.

  • llx

    qysh me i kthy tani ip e vjetra qe i ke pas ?

    • Diamant

      Mbi “Use this proxy server for all protocols”, klikoni pullen “use system proxy settings”, pastaj ok, dhe ju kthehen prape ip e vjetra.

    • hasani

      shkon options -pastaj advanced -pastaj shkon -setings -edhe e selekton – butonint -use automativ proxy setings for this network

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?