Qysh me ndryshu brenda 12 muajsh?

Duke bërë nga një ndryshim të vogël qdo muaj, brenda 12 muajsh ju do të jeni një person i ri, me veti me të mira, dhe mbi të gjitha më i shëndetshëm.

1.Në muajin e parë pini më shumë ujë.

Edhe pse tingëllon shumë e thjeshtë ky është ndryshim i cili funksionon.

Pirja e ujit ndihmon të humbni peshë, ndiheni më të ngopur, si dhe largoni toksinat nga trupi.

2.Në muajin e dytë bëni ngrënien e mëngjesit prioritet.

Një studim ka treguar se personat të cilët kanë humbur më shumë se 15 kilogram, kanë qenë persona që kanë ngënë mëngjes qdo ditë.

3.Nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të jetë më i hapur ndaj gripeve dhe infeksioneve të ndryshme.

Në muajin e tretë fokusohuni të flini mjaftueshëm, dhe në orar të caktuar.

4.Në muajin e katërt, mbani shënime për ushqimet që konsumoni, duke shënuar kaloritë.

Kjo mund të ju ndihmojë të humbni dyfish peshë.

5.Në muajin e pestë bëni shprehi që të ecni, të paktën 30 minuta, 5 ditë në javë.

6.Muaji i gjashtë i dedikohet frutave dhe perimeve, të cilat kanë pak kalori dhe janë të mbushura me fibra.

7.Në muajin e shtatë, sigurohuni që ushqimin ta vendosni në pjata të vogla, pasi që nëse e vendosni në pjata të mëdha dhe e mbushni me më shumë ushqim do të hani më shumë.

8.Në muajin gusht, ndërpreni ngrënien e mishit.

Nëse nuk mund të kaloni një muaj pa ngrënë mish, limitojeni atë në një herë në javë.

9.Muaji i nëntë i dedikohet ushtrimeve fizike, të paktën 3 herë në javë.

10.Në muajin e nëntë praktikoni ngrënien e ushqimit në mënyrë të ngadalësuar, pasi që trurit i nevojiten 20 minuta për të dërguar sinjalin e ngopjes.

11.Teknologjia kohën e fundit e ka bërë thuajse të pamundur relaksimin.

Muajin e parafundit, largohuni nga telefoni, kompjuteri dhe kaloni kohë me të afërmit dhe shoqërinë.

12.Pas të gjitha ndryshimeve të bëra gjatë këtyre muajve, muajin e 12 sigurohuni që të mos kaloni vakte të ushqimit pa ngrënë, sepse nëse bëni këtë ju do të ndiheni shumë të uritur dhe do të përfundoni duke ngrënë më shumë se sa ju nevojitet vaktin tjetër.

Qysh me përgaditë maskë për fytyrë me kakao?

Qysh me përgaditë maskë për flokë të ngjyrosura?