Qysh me ndalë kompjuterin pas përfundimit të shkarkimeve?

Nëse nuk prisni dot derisa të përfundojnë shkarkimet atëherë keni një zgjidhje: të instaloni një shtojcë (add-on) në shfletuesin tuaj.

Nëse perdorni Mozilla Firefox, versionet 3.6 dhe më të vjetra, kjo gjë është shumë e thjeshtë.

Mjafton të shkarkoni shtojcën përmes faqes zyrtare të Firefox.

Aplikacioni i quajtur Auto Shutdoën për (Ëindoës, Mac apo Linux) do ta fik automatikisht kompjuterin pasi të mbarojnë të gjitha shkarkimet në Firefox.

Kjo shtojcë nuk është kompatibile për versionet më të reja të Mozilla Firefox.

Gjithsesi, pothuajse gjithmonë dhe për gjithçka ekziston një zgjidhjeje.

Për t’i shtuar Firefox-it Auto Shutdoën, mjafton ta shkarkoni atë(http://ëëë.mediafire.com/?bdgfëxhda4qmeku) si aplikacion dhe më pas ta instaloni manualisht.

Shkoni tek menyja Firefox dhe klikoni Add-ons (ose shkurt nga tastiera CTRL+SHIFT+A).

Klikoni më pas Install Add-on From File, navigoni në folderin ku e keni shkarkuar aplikacionin dhe instalojeni.

Pasi Firefox të mbyllet dhe të hapet sërish, në cepin e djathtë poshtë të dritares së shkarkimeve do të shihni opsionin Shutdoën, i cili mund të programohet sa herë doni të fikni automatikisht kompjuterin pas përfundimit të shkarkimeve. 

shkarkim

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?