Qysh me motivu sjelljen pozitive tek fëmijët?

1.  Bëhu model apo shembull i mirë

Fëmijët përcjellin sjelljet e prindërve gjatë rritjes së tyre.

Tregoni sa më shumë sjellje të ndërtuar me integritet dhe respekt.

Ndoshta është e vështirë të mbani rregullisht këtë tempo, mirëpo tentoni të minimizoni zënkat dhe sjelljet negative në prani të tyre.

sjellja-pozitive-1

2. Kaloni kohë të mjaftueshme me fëmijët tuaj

Fëmijët e vlerësojnë shumë kohën që e ndani me ta në maksimum duke iu përkushtuar dhe kujdesur për ta.

sjellja-pozitive-2

3. Krijoni orare të rregullta dhe të parashikueshme

Të caktoni një rutinë për fëmijët tuaj nuk duhet të keqinterpretohet asnjëherë si një praktikë e ashpër prindërore.

Përkundrazi, kjo mënyrë e përcaktimit të qëllimeve krijon një hapësirë të sigurtë ku madje edhe fëmijët e vegjël e dinë çfarë të presin.sjellja-pozitive-5

4. Përkrahni fëmijën gjatë fazave të tranzicionit

Fëmija pëson ndryshime të shumta gjatë fazave të ndryshme në jetë.

Nëse nuk jeni afër tij ti tejkaloni së bashku ndryshimet. Bëhuni më i durueshëm dhe tentoni ta mirëkuptoni në shumë veprime.

sjellja-pozitive-4

5. Lërini që të marrin vendime vet

Inkurajoni ata që të bëjnë zgjedhjet e tyre personale kur bëhet fjalë për gjëra të vogla.

Për shembull, lëre të zgjedh ngjyrën e bluzës, çfarë ushqimi për të ngrënë.

Shumica e fëmijëve kërkojnë kontrollë dhe fuqi rreth aktiviteteve që supozohen ti bëjnë. Kjo gjë i bën ata më të sigurtë në vete dhe me vetbesim.

  sjellja-pozitive-3

Qysh me dekoru dhomën për bebe?