Qysh me zgjedh Televizor High-Definition?

Kane kaluar ditet e televizoreve qe punonin me rreze katode, pasi qe sot kemi televizor me ekran te rrafshet qe punojne me teknologjine plasma dhe LED. Televizoret high-definition (definicion te larte) jane nje nga paisjet elektronike me te popullarizuara anembane botes, pasi qe mund te dhurojne pervoje argetuese te pakrahasueshme nga paraardhesit e tyre. Sidoqofte, ekziston nje gamë e gjere e llojeve te HD Telivizoreve gje qe e ben te veshtire zgjedhjen se cili eshte i duhuri per ju. Andaj me poshte eshte nje udhezim se si te zgjedhni HDTV per shtepine tuaj.

Zgjidheni madhesine qe deshironi per televizorin tuaj. Jemi mesuar te mendojme se HDTV ka vetem te medhenj, mirepo ekzistojne edhe lloje me te vogla. Madhesia e perkryer per televizorin tuaj do te vendoset nga faktoret duke perfshire hapsiren ne dhomen tuaj, distanca nga ku do te ndiqni televizorin, si dhe kufizimet bugjetore.

HDTV-te mund te fillojne nga 32-inch dhe te shkojne deri ne 60-inch e me larte. HDTV-te me cilesi me te ulte fillojne nga disa qindra euro, ndersa ata me cilesi te larte kushtojne me mijera euro.

  1. Vendosni per tipin e televizorit. Televizoret LCD jane me te miret ne dhoma te ndritura; plasma televizoret ne pergjithesi jane te mire pervec ne ambiente me ndricim te madh; LED televizoret jane alternative e plazma televizoreve por kushtojne me shume.
  2. Injoroni specifika te caktuara te HDTV. Perderisa nuk jeni ekspert i teknologjise se televizoreve, ndoshta e keni te veshtire te dalloni diferencen ne mes 720p dhe 1080p, pervec nese qendrojne afer njeri tjetrit. Raporti i kontrastit eshte veshtire te krahasohet ne mes te brendeve pasi qe nuk ka nje matje te standardizuar. Norma e rifreskimit jane pothuajse te pamundura te dallohen me syrin e njeriut. Per perdorues te zakonshem te HDTV, keto specifika lirisht mund te injorohen kur te merren vendimet.
  3. Vendosni per karakterisiket thelbesore qe deshironi per televizorin tuaj. Nese planifikoni te kycni sisteme si p.sh. DVD playere ose konzola per video lojrat ne televizorin tuaj, atehere do ju duhen disa porte hyrese. Nese jeni ambientalist, ndoshta kerkoni modele efikas ne konsumimin e energjise.
  4. Vendosni per karakterisiket jo-thelbesore qe deshironi per televizorin tuaj. Tashme shume modele vijne me karakterisitka ekstra, per t’cilat shumica e konsumatoreve nuk kane nevoje, por qe mund t’i deshirojne. Per shembull, nese deshironi te surfoni ne internet me televizorin tuaj, mund te merrni model me qasje ne internet. Shembull tjeter eshte se disa televizor vijne me porte USB qe mundeson ruajtjen e fajllave ne televizor.
Burimi: http://www.wikihow.com
  • sami

    ju lus te met tregoni se si me lidh tastaturen e kompjuterit ne tv lcd vifi
    se nuk po muj e fus ne funksion tipi i tv eshte Telefunken LCD 50 inch me wifi