Qysh me zgjedh patika për vrapim?

Shumica e patikave për vrapim duken të rehatshme kur i provoni në dyqan, por testi i vërtetë është pas disa kilometrave vrapimi. Zgjedhja e patikave për vrapim ka më shumë të bëjë me formën e këmbës tuaj dhe stilin tuaj të vrapimit se sa me markën e tyre.

Patika vrapimi për rrugë apo teren malor?

Patika vrapimi për rrugë janë të dizajnuara për vrapim në trotuare dhe rrugë me sipërfaqe me parregullsi të vogla (shtigje natyrës. Të lehta dhe fleksibile, ato janë bërë për të zbutur apo stabilizuar këmbët gjatë hapave të përsëritura në sipërfaqe të forta dhe të rrafshta.vrapim ne rruge
Patikat për vrapim në teren malor janë të projektuara për shtigje jashtë rrugëve të rrafshta dhe të asfaltuara. Ato janë dizajnuara për të ofruar ofruar stabilitet, mbështetje dhe mbrojtje të shputës.vrapimi ne mal

Këshillë: Nëse nuk mund të gjeni patika vrapimi për teren malor që i përshtaten mekanikës tuaj të vrapimit, është më mirë të merrni patika vrapimi pë rrugë të rrafshta.

 Madhësia e këmbëve

Nëse nuk jeni të sigurt për madhësinë e këmbëve, ose në qoftë se njëra këmbë është më e madhe se sa të tjera, matni këmbët me pajisjen Brannock. (Kjo pajisje është mjet i sheshtë metalik që mat gjatësinë dhe gjerësinë e këmbës). Patikat ndryshojnë varësisht nga prodhuesi dhe madje edhe nga modeli i tyre. Mund të ju duhet një gjysmë madhësi apo edhe një madhësi e plotë më e madhe ose më e vogël se zakonisht.

Forma e shputës

Pasi qe dilni nga pishina me këbë të lagura dhe shkelni në beton, do të leni gjurmët e shputave tuaja në tokë. Gjurma e lënë tregon formën e shputave, që ndikon në mënyrën si këmbët lëvizin gjatë vrapimit.
forma e shputes

Varësisht nga forma e shputave zgjedhni formën e këpucëve që duket më e përshtatshme për këmbët tuaja.
shputa patika

Si mund të dini se cfarë stili të vrapimit keni? Një fizio-terapeut padyshim se mund të ju tregoj, por përgjigjen e gjeni edhe dollapin tuaj. Merrni patikat që i keni përdorur për vrapim një kohë të gjatë dhe shikoni gjendjen e patikave te pjesa e thembrës.

  • Neutral tregon se këmba mbështetet kryesisht në pjesën e përparme dhe pak në shputa
  • Overpronation tregon se këmba qëndron në skaje të mbrendshme të patikave
  • Supination tregon se këmba qëndron në skaje të jashtme të patikave
thembra
Këmba e djathtë

Bazuar në karakteristikat e mësipërme mund të zgjedhni patika të përshtatshme për vrapim.