Qysh me zgjedh këpucë për meshkuj?

Këpucë që shkojnë me veshje solemne janë pjesë e domosdoshme e garderobës suaj. Nëse gjeni kohën për të zgjedhur një palë këpucë klasike, me kujdesin e duhur dhe udhëzimet e mëposhtme do të bëni zgjedhjen e duhur shumë më lehtë se që e keni menduar.
kepuce per meshkuj

Këpucët për nga stili janë të shumëllojshme. Këtu janë disa nga më të zakonshmet që duhet t’i dini:

Oxfords ( Balmoral)

Një stil klasik i këpucëve me një pamje formale dhe elegante. Oxfords gjeni me ngjyra nga më të ndryshmet, por më të popullarizuara janë të zeza dhe të kafta. Zakonisht ato me më shumë shkëlqim cilësohen si më formale. Oxfords me theks irlandez janë më të rënda dhe duken më pak formale. Kombinoni këpucët Oxford me veshje serioze, por jo me xhinse.

black-captoe-oxford-shoes

oxford-dress-shoes-wingtip-brown

Derby (Blüchers)

Derby janë shumë të ngjajshme ne këpucët Oxford por dallimi është te pjesa e lidhëseve që është e qepur jashtë këpucëve. Ky stil i lidhëseve i bën këto këpucë të jenë më pak formale në krahasim me Oksford klasik. Derby/Blüchers vijnë në çdo ngjyrë, theks irlandez dhe jo-irlandez, si dhe në shumë lloje të ndryshme të lëkurës. Këpucë Derby janë perfekte për veshje të zakonshme të përbërë nga xhinse, pantallona të shkurtra, veshje dhe tunika sportive. Ato janë më pak të përshtatshme për kostume, por përbëjnë zgjedhje të mirë për veshje në punë, sidomos në ditët me shi për shkak të ndërtimit të tyre më të thyer.
brown-derby-wingtip-shoesmidnight-blue-derby-shoes

Loafers

Loafers janë miku më i mirë i personave dhe biznesmenëve që udhëtojnë. Ato janë të lehta për t’u veshur, janë të rehatshme, dhe të gjithanshëm. Sa më të thjeshta në dizajn aq më formale duken. Gjithashtu, ngjyrat e errëta janë më formale (sidomos ngjyra e zezë), dhe preferohet që qorapet të duken sa më pak. Loafers duken bukur me xhinse dhe pantallona serioze, si dhe me kostume kur nuk mbani kravatë.
blue-suede-mens-loafers

Cap Toes

Cap Toes termi i referohet shtresës shtesë të lëkurës në pjesën e përparme të këpucëve. “Cap toed” mund të jenë edhe llojet e tjera të këpucëve si Oxfords dhe Blüchers. Edhe tek këto këpucë vlen rregulla, sa më të thjeshta aq më formale. Dekorimet në lëkurë i bëjnë këto këpucë më pak formale por gjithsesi më unike. Varësisht nga stili, këto këpucë mund të kombinohen me kostume, tuxedo, dhe madje edhe xhinse.
black-brogue-captoescap-toe-derby-shoes-brown

Dress Boots

“Dress Boots” kanë stil të lëmuar dhe minimalistik boot që mund të vishen me xhinse, pantallona, dhe kostume (në një mot me shi apo dëborë). “Dress Boots” vijnë në shumëllojshmëri stileve dhe ngjyrave andaj lehtë mund t’i gjeni ato që ju përshtaten.
chelsea-boot-mensbrown-dress-boots

Wingtips

Termi “Wing Tip” i referohet formës së gishtërinjëve që duken si krahë që shtrihen në të gjithë pjesë e përparme të këpucëve. Shumica e këpucëve “Wingtip” janë këpucë Derby me lëkurë të zbukuruar dhe theks irlandez. Derisa shumica e këpucëve “Wingtip” janë një-ngjyrëshe (kryesisht të zeza ose ngjyrë kafe), ato dy-ngjyrëshe datojnë që nga 1920-ta (të zezë dhe të bardhë).

elegant-black-wingtips-shoesgray-casual-wingtips

Formal Pumps (Opera Pumps)

Opera Pumps janë lloj i këpucëve të zeza prej lëkure të lustuar me shkëlqim. Karakteristikë tipike e këtyre këpucëve është një fjongo e vendosur në pjesën e sipërme si dekorim. “Formal Pumps” përshtaten me kravatë të zezë apo kravatë të bardhë dhe janë zgjedhje alternative e mirë e këpucëve Oxford.

mens-black-tie-opera-pumps

opera-pumps-suede

  • Adioni

    Pershendetje ,ku mund ti gjej kepucet :brown-Dress – Boots,dhe qfare cmimi kane?

Qysh me i pastru furcat e makiazhit?

Qysh me i pastru këpucët?