Qysh Me Zbulu Talentin Muzikor?

Shumë persona që kanë një talent të dukshëm muzikor nuk kanë studiuar kurrë muzikë, sepse prindërit nuk janë kujdesur për të zbuluar në kohë këtë zakon të tyre. Dhe studimi i muzikës, për të qenë efektiv, nuk duhet të ndërmerret pas 10-11 vjetëve. Mosha për të nisur është 5-6 vjet. Po si të kuptojë një prind se fëmija e tij mund të bëhet muzikant?

  1. Para së gjithash duhet të jesh i vëmendshëm nëse fëmija ka “vesh”, domethënë nëse kur këndon arrin të riprodhojë ekzaktësisht tingujt (nuk stonon) dhe di të mbajë ritmin e duhur. Memoria muzikore, domethënë lehtësia për të thithur një muzikë të sapodëgjuar, është edhe një shenjë e aftësisë së duhur muzikore. Pasi fikson që fëmija juaj zotëron muzikalitet do të pyesësh si ta bësh të studiojë, çfarë instrumenti të zgjedhë?
  2. Nëse dëshiron që fëmija juaj të ndërmarrë një karrierë të vërtetë muzikore, studimet duhet të jenë serioze dhe intensive. Duhet pasur parasysh se një orkestrant i mirë, st ka mundësi të kënaqshme ekonomike. Orkestrat e mëdha simfonike evropiane importojnë instrumentistë edhe nga Japonia, sepse tashmënë Evropë orkestrantët e mirë janë të rrallë. Dhe pagat janë të konsiderueshme.
  3. Piano mbetet ende edhe sot instrumenti më i përhapur për të nisur studimin e muzikës, por ka defektin që është i madh dhe kushton një shumë jo të vogël. Një zgjidhje janë edhe organot elektrike, që kanë çmime të pranueshme. Ndër të tjera, violina e kitara kanë një çmim jo shumë të lartë. Instrumentin e kushtueshëm duhet ta blesh vetëm nëse fëmija do të ketë dhënë prova të sigurta se dëshiron të studiojë seriozisht.
  4. Fillimisht, e rëndësishme është që fëmija të mësojë mirë muzikën, sepse për zgjedhjen e instrumentit ka kohë. Eshtë e domosdoshme edhe ndihma e një mësuesi. Ai që bën çdo gjë vetëm mbetet gjithmonë një amator.

Burimi: http://www.ikub.al/GJENIU_CATEGORY/1106270061/Article-Si-mund-te-zbuloni-talentin-muzikor.aspx

Qysh me maru Pankarte Proteste me mjete te zyres?

Qysh me kriju flamura të vegjël?