Qysh me zbulu nese dikush Rren?

Të gjithë kemi dëshirë të zbulojmë të vërtetën që fshihet parapa veprimeve apo fjalëve të tjerëve, apo edhe të dimë se si
të gënjejmë duke zvogëluar rrezikun që të tjerët të na zbulojnë.

Shumë Psikolog kanë studiuar zbulimin e gënjeshtrave, kryesisht përmes kuptimit të gjuhës trupore por edhe gjuhës e shumë elementeve të tjera të cilat mund të zbulojnë të zbulojnë gënjeshtrat.

Dy studiuesit më të njohur në këtë fushë janë Paul Ekman (personi që qëndron para serialit “Lie to Me”) dhe R. Edward
Geiselman, ky i fundit punon për Qeverinë Amerikane, gjegjësisht departamentin e sigurisë, dhe është një nga njerëzit kyç në luftën kundër terrorizmit – Interegimit të të dyshuarve.

Geiselman dhe kolegët e tij kanë listuar disa nga karakteristikat e mashtruesve apo gënjeshtarëve. Ato janë :

– Kur merren në pyetje, mashtruesit zakonisht mundohen të thonë sa më pak të jetë e mundur. Geiselman kishte menduar të kundërtën e kësaj, por ka zbuluar se shumica e mashtruesve thonë vetëm 2,3 fakte bazike duke i ikur elaborimit.

– Edhe pse mashtruesit nuk thonë/flasin shumë , ata gjejnë justifikime për gjërat që thonë , edhe pa i pyetur .

– Ata vëzhgojnë reagimet e njerëzve ndaj asaj çfarë ata thonë ” Mundohen të kuptojnë nëse jeni duke e blerë gënjeshtrën ” thotë Geiselman.

– Ata zakonisht ngadalësojnë ritmin e të folurit për të konstruktuar gënjeshtrën dhe njëkohësisht për të vëzhguar e
analizuar reagimet e të tjerëve , dhe sapo ta kenë gënjeshtrën mirë të fabrikuar, e thonë shpejt e shpejtë. Njerëzit që
thonë të vërtetën nuk brengosen për faktin që janë duke folur ngadalë, por mashtruesit mendojnë që të folurit e ngadalshëm mund të duket i dyshimit.” Njerëzit që thonë të vërtetën nuk ndryshojnë dramatikisht tonin apo rrjedhshmërinë e të folurit brenda një fjalie” thotë Geiselman.

– Ata shkëpusin pjesët e fjalisë më shpesh se njerëzit që flasin të vërtetën ; shpesh ata fillojnë të përgjigjen, kthehen prapa
, duke mos mundur që të kompletojnë përgjigjen .

– Ata (mashtruesit,gënjeshtarët) janë më të prirur që të kafshojnë apo luajnë me buzët , flokët apo ndonjë objekt që
kanë afër vetes, apo të bëjnë me duar – nëse bëjnë me duar kah vetja ( janë duke gënjyer) kurse lëvizja e duarve kundrejt të tjerëve nuk është shenjë e mashtrimit.

– Nëse kërkohen detaje nga njerëzit që thonë të vërtetën, ata zakonisht betohen se nuk janë duke gënjyer dhe vazhdojnë të japin shpjegime e detaje, kurse mashtruesit refuzojnë apo ikin nga dhënia e detajeve ( kujtoni : për të gënjyer duhet kujtesë shumë e mirë , dhe në mungesë të saj shumica ikin nga detajet).

– Kur ju bëhen pyetje të vështira apo qenësore për ngjarjen e caktuar, njerëzit që thonë të vërtetën, mund të shikojnë
tutje për t’u koncentruar në dhënien e përgjigjes, kurse mashtruesit rrallë e bëjnë këtë, përveç nëse është ndonjë
pyetje që kërkon koncentrim intensiv.

Lajmi i mirë është që, sa më shumë dikush mundohet që të fshihet apo të mos zbulohen gënjeshtrat, aq më shumë do të
vërehen sjelljet të cilat tregojnë, nëse jo që personi është duke gënjyer, të paktën tregojnë që është duke fshehur apo
maskuar diçka .

Disa nga teknikat e përdorura nga Geiselman për të zbuluar mashtruesit janë:

– Kërkoni nga ata që të tregojnë ngjarjen duke filluar nga fundi, dhe kërkoni sa më shumë detaje. Edhe mashtruesi më i mirë do të humbet në këtë situatë të vështirë.

– Bëni pyetje të hapura, së pari të përgjithshme, si ” A mund të më tregoni më shumë rreth … ? ” , pastaj më specifike : ”
Më tregoni saktësisht …. ” .

– Mos i ndërprisni kur janë duke folur, dhe përdorni ” pauza të heshtura ” – kjo do t’i vijë në siklet, t’i shtyjë të mendojnë
se çfarë jeni duke zier në mendje, dhe të vazhdojnë të flasin (duke thënë edhe më shumë gënjeshtra ) .

Për fund, një porosi : Mos bini në grackën e ” Psikologut ” – apo thënë ndryshe, kurrë pretendoni se me disa teknika psikologjike jeni në gjendje të zbuloni gënjeshtrat në jetën e përditshme, aq më shumë, të viheni në rolin e detektivit, duke ju bërë njerëzve pyetje, apo duke i parë ata gjithmonë si të dyshuar, apo duke gjykuar çdo gjest të tyre si deciptiv (mashtrues).

//Falenderojme  Fitore Fazliu per kontributin ne kete teme.

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?