Qysh me votu për ekipin nga Kosova që të fitoj në garën globale të NASA?

Për herë të parë, një ekip nga Kosova synon çmim në garën prestigjioze të NASA – Space Apps Challenge.

Votimi zgjatë deri më 8 maj, kur edhe shpallet fituesi.

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ‘web’, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.

Screen Shot 2015-05-04 at 11.48.50

NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, çarjet e akullnajave, zjarret në pyje, aurorat etj.

Platforma i mundëson përdoruesve të kenë interaktivitet me një glob 3D, i cili i shfaq lokacionet e dukurive në kohë reale dhe disa informata mediatike për to. Përdoruesit e kanë mundësinë edhe ta eksplorojnë tokën duke përdorur imazhet satelitore të NASA-s.

Mbi 13 mijë garuesit kanë pasur mundësinë të zgjedhin njërën nga 25 fushat, të ndara në katër kategori: Gjithësi, Tokë, Robotikë dhe “Human”. Nikoqir i garës NASA Space Apps Challenge për Kosovë është Innovation Centre Kosovo (ICK).

Hapi 1
Kliko në këtë link https://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice

Hapi 2
Më poshtë e gjeni ekipin NATEV EXPLORER dhe kliko në VOTE NOW

Screen Shot 2015-05-04 at 11.39.14

 

Hapi 3
Me pas ju hapet dritarja ku ju duhet te kyceni me nje nga llogarite e meposhtme dhe vota juaj shkon për ekipin nga Kosova.
Screen Shot 2015-05-04 at 11.41.15

 

Faleminderit për votën tuaj. Ju lutem shpërndani këtë artikull në mënyrë që edhe të tjeret të kontribojnë!

 

  • bastret

    bra arbbet

Qysh me ndryshu shfletuesin e përzgjedhur në Windows?