Qysh Me Vizatu Nje Flamur?

Keni ndonjë projekt në gjeografi/histori dhe ju duhet një flamur? Apo thjesht keni dëshirë ta vizatoni një? Këtu do keni një mësim të thjeshtë të shpjeguar me foto.

Vizatoni shtizën e flamurit
Skiconi dy vija, në majen e të cilave do vendosni një formë ovale(vezake) dhe një rreth. Jepni formave tuaj pak më shumë thellësi, të duket si vizatim tredimenzional.

Pjesët e flamurit
Skiconi dy vija të lakuara dhe paralele, si dhe një dyshe tjetër pak më poshtë se të parat.

Bashkoni vijat me vija tjera të lakuara vertikale
Vizatimi do duket si dy fleta njëra mbi tjetrën, të vendosura mbi një tavolinë.

Bashkoni vijat e lakuara me një vijë tjetër të vogël si në foto
Kjo është një pikë kyçe e dizajnit, ku flamuri tashmë nuk do doket një flamur i rrafshtë, por do na jep një përshtypje më reale.

Shtoni disa detaje
Si psh disa litarë të vegjël që e lidhin flamurin. Gjithashtu mos e harroni dizajnin e flamurit. Mund të jetë një dizajnë çfaredo, ose adekuat, i shtetit që ju dëshironi ta bëni.

Fshini skicat
Largoni skicat që ishin si udhëzim, zbutni vijat.

Ngjyroseni
Dhe ja ku e kemi flamurin

Qysh me maru Pankarte Proteste me mjete te zyres?

Qysh me kriju flamura të vegjël?