Qysh Me Vertetu a Jeni te Gatshem me Fillu nje Biznes?

Në biznes nuk ka garanca. Thjesht nuk ka asnjë mënyrë që të eliminohen rreziqet me nisjen e një biznesi të vogël, por të paktën mund të i përmirsoni shanset që të keni sukses në planifikim, pregaditje etj.

Në fillim analizoni se cilat janë aftësitë e dobësitë tuaja si një menaxher apo pronar potencial i

një biznesi. Shiqoni pyetjet e mëposhtme, mund të ju ndihmojnë shumë.

Sa keni aftësi me u ballafaqu me njerëz të ndryshëm?
Si pronar i një biznesi, do keni punë me njerëz nga më të ndryshmit, përfshirë këtu konsumatorët, shitësit, stafi, bankierët, pastaj avokatët etj.

Sa jeni të gatshëm që të mirrni vendime?
Pronarët e bizneseve të vogla duhet të marrin vendime të ndryshme edhe atë shpejt, në mënyrë të pavarur dhe nën presion.

A keni gatishmëri fizike dhe psiqike për të u marrë me biznes?
Udhëheqja e një biznesi mund të jetë “tërheqëse”, por gjithashtu ka shumë punë. A mund të i përballoni 6-7 ditë në javë me nga 12 orë punë?

Sa mirë planifikoni dhe organizoni?
Studimet kanë treguar se shumica e bizneseve dështojnë për shkak të organizimit dhe planifikimit të dobët. Një organizim sa më i mirë dhe i hollësishëm do ju mënjanonin dështimin në një masë të madhe.

Sa mund të ndikojë biznesi në familjen tuaj?
Vitet e para të fillimit të biznesit mund të jenë shumë të vështira në jetën familjare. Është e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe antarët e familjes të dinë se çfarë presin nga ju dhe të ju përkrahin gjatë gjithë kohës. Gjithashtu mund të keni vështirsi financiare gjatë muajve apo viteve të para, deri sa të filloni të nxirrni fitime. Për një kohë madje mund të vendosni në rrezik edhe ekonominë familjare.

Pse bizneset e vogla dështojnë?

Suksesi në biznes kurr nuk është automatik. Bazohet shumë pak në fat, e më shumë në largpamësinë dhe aftësitë tuaja organizuese. Madje, as pas kësaj, sigurisht, nuk ka garancion. Të fillosh një biznes të vogël gjithmonë ka rrezik dhe gjasat që të keni sukses janë të dobëta. Në librin e tij “Menaxhimi i Bizneseve të Vogla” (në anglisht Small Business Management), Michael Ames na jep disa arsye se pse bizneset e vogla dështojnë:

  • Mungesa e përvojës
  • Kapital i pamjaftueshëm(para)
  • Mungesë kushtesh dhe lokacioni
  • Marrëveshje të dobta për kredi
  • Përdorimi i fondeve të biznesit për nevoja personale
  • Konkurrenca
  • Shitje të vogla

etj.

Megjithatë..

Përveç vështirësive, të kesh biznes të vogël ka edhe përparsi.

  • Je shef i vetvetes
  • Kur punoni shumë jeni ju përfituesi i drejtpërdrejtë, e jo si kur punoni për
    dikë, që fiton dikush tjetër
  • Kur fiton dhe investon është më ndryshe
  • Përfitoni përvoja të panumërta për sfida tjera

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?