Qysh Me Upgrade Mac OS X Lion?

Apple ka lansuar OS X Lion, verzioni me i fundit i sistemit operativ per desktopat Mac dhe laptopat Mac, ne Mac App Store. Kjo do te thote qe per here te pare do t’mund te shkarkoni dhe instaloni sistemin operativ te ri, dhe jo te ju duhet te shkoni ne dyqan dhe te bleni diskun per te.

Kjo do te thote poashtu qe mund ta instaloni mu ne kete moment. Sidoqofte, per te instaluar nje sistem te ri operativ eshte nje hap i madh andaj ndiqni hapat ne vazhdim.

  1. Beni ‘backup’ teresisht kompjuterit tuaj ne nje hard disk te jashtem.
  2. Kontrolloni nese ‘backup’-i juaj eshte ruajtur me rregull dhe shkyceni hard diskun e jashtem nga kompjuteri.
  3. Hapeni Software Update dhe sigurohuni qe software-i juaj vec eshte i perditesuar. Poashtu sigurohuni qe e keni perditesimin Migration Assistant.
  4. Hapeni Mac App Store dhe shkarkojeni Lion. Setup-i eshte diku rreth 4 GB – pothuajse barabart me madhesine e nje filmi ne cilesine High-Definition.

Nga aty ndiqni udhezimet se si ta instaloni Lion-in. Procesi do t’duhet te zgjate rreth 30 minuta. Nese jeni duke e bere upgrade ne laptop, athere sigurohuni qe e keni te kycur ne rryme. Nuk do te deshironit qe bateria te harxhohet gjate procesit te upgrade.

Qysh me kriju restore në iPhone?