Qysh Me u Sille Me Femije?

Për të ditur se çfarë t’u thuash fëmijëve dhe si t’ua thuash atë është një sfidë e përhershme prindërore. Fatkeqësisht, disa fjalë qoftë edhe nga mënyra sesi thuhen mund të shkaktojnë dhimbje emocionale që lënë gjurmë gjatë gjithë jetës.

Kujdes me komentet

Studimi i ri tregon se komentet negative rreth peshës trupore, pamjes së jashtme ose ndaj mënyrës së të ngrënit që bëhen nga prindërit apo pjesëtarë të familjes mund të prekin rëndë vetëbesimin e një fëmije. Kjo dukuri vihet re më shumë te vajzat sesa te djemtë, thuhet në studim.

Autorët e studimit intervistuan 450 vajza që kishin probleme me pamjen e jashtme, pra ishin pak të shëndosha apo hanin ose flisnin shumë. Rezultatet treguan se 80 për qind e tyre thanë se kur kishin qenë të vogla, ato ishin përballur me komente negative rreth pamjes së jashtme, ose kishin provuar fjalë fyese si dembele, e shëmtuar apo budallaqe. Ekspertët thonë se komente të tilla janë tepër të dëmshme dhe i bëjnë fëmijët të ndjehen të keqtrajtuar emocionalisht, dhe krijojnë çrregullime në oreksin e tyre.

Pasoja afatgjate për fëmijët

Studimi arriti në përfundimin se ndikimi i kritikave, veçanërisht ndaj mbipeshës apo pamjes së jashtme të fëmijës ishte akoma më i keq kur komentet bëheshin nga nëna më shumë sesa nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Ndjenja e vetëbesimit është një karakteristikë që krijohet me vështirësi, thuhet në studim, prandaj një koment apo kritikë pa takt, një fjalë fyese pa qëllim, sjellin pasoja afatgjate në jetën e fëmijëve.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?