Qysh Me u Regjistru Ne UP?

rektorati i univestitetit te prishtines

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave
për dokumente
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta, respektivisht
250€ për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila
shkarkohet dhe printohet nga Ueb faqja Universitetit të Prishtinës.
Njoftimet dhe programet për provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse.
Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të
mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin
deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti.
Në departamentet, degët dhe drejtimet ku nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë
me këtë konkurs, do të shpallet konkursi plotësues.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve
prej 01-12.8.2011, sipas këtij orari:
– Fakulteti Filozofik më 01. 8. 2011 prej orës 9:00 – 15:00 në Fakultetin Filozofik,
– Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore dhe Fakulteti i Bujqësisë më 01. 8. 2011
prej orës 9:00 – 15:00, në Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së;
– Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti më 02. 8. 2011 prej orës 9:00 – 15:00, në
Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së;
– Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 02. 8. 2011 prej orës 9:00 – 15:00 në Fakultetin e
Bujqësisë dhe veterinarisë
– Fakulteti Juridik Qendra në Prishtinë dhe Fakulteti i Shkencave Sportive më 03. 8. 2011
prej orës 9:00 – 15:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik;
– Fakulteti Ekonomik Qendra në Prishtinë më 04. 8. 2011, prej orës 9:00 -15:00 në
Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik;
– Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe
Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Mjekësisë më 05. 8. 2011, prej orës
9:00 -15:00 në Fakultetet teknike;
– Fakulteti i Edukimit Qendra në Prishtinë dhe Fakulteti i Arteve më 08. 8. 2011 prej orës
9:00 – 15:00, në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë;,
– Fakulteti Juridik Qendra në Gjilan, Fakulteti Ekonomik Qendra në Gjilan dhe Fakulteti i
Edukimit Qendra në Gjilan më 09. 8. 2011, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetin e Edukimit në
Gjilan.
– Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes në Pejë më 10. 8. 2011, prej orës 10:00-
14:00 në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Biznes në Pejë.
– Fakulteti Juridik Qendra në Pejë më 11. 8. 2011 prej orës 10:00-14:00 në Fakultetin e
Shkencave të Aplikuara në Biznes në Pejë.
– Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë dhe Fakulteti i Shkencave
Teknike të Aplikuara në Mitrovicë më 11 .8. 2011, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetet përkatëse.
– Fakulteti i Edukimit Qendra në Gjakovë dhe Fakulteti i Filologjisë, Qendra në Gjakovë,
më 12 .8. 2011, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë.
– Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj më 12 .8. 2011, prej orës 10:00 –
14:00 në FSHTA në Ferizaj.

Për informata më të hollësishme kandidatët mund t’u drejtohen fakulteteve përkatëse ose
të hapin faqen e internetit: www.uni-pr.edu

/marre nga uni-pr.edu

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?