Qysh Me u Pergadit per Test Te Rendesishem?

Në jetë na ndodh që të përballemi me shumë teste, si teste të shkollës, punës, auto-shkollës etj. Çdo test ka rëndësinë e vet, por janë disa që konsiderohen shumë të rëndësishme për të ardhmen e dikujt, andaj ne do mundohemi të

ju japim disa këshilla se si të pregaditeni për to.

Mos i leni gjërat kryesore për një natë para testit
Shpesh ndodh që të gjithë një natë para testit të e stërngarkojmë trurin me “gjërat kryesore”. Kjo nuk ka efekt. Shumë më efektive është nëse ia kushtoni çdo ditë nga rreth gjysmë ore këtyre gjërave.

Fikeni TV-në, Facebook-un, dhe çdo gjë që “ju huton”.
Poashtu mundoheni të mos dilni me shokë sepse nuk ju ndihmon në pregaditje, kështu që kaloni kohën duke mësuar e ju duke e harxhuar.

Provo me bo pregaditjen argëtim
Kur mësojmë për test është e mërzitshme, prandaj hiqni librat dhe gjeni ndonjë webfaqe interesante për të mësuar.

Mësoni të paktën një orë ose dy
Përveç mësimeve keni edhe jetën tuaj, andaj 2 orë nuk ju kushton asgjë. Gjeni vend të qetë për të mësuar. Largë TV-së, dhe larg njerzëve që me punën që ata bëjnë mund të ju pengojnë negativisht në koncentrim.

Mbani shënime
Mbani shënime për detajet të cilat është vështirë të mbahen në mend plus që ju ngarkojnë trurin (data, emra apo gjëra që harrohen lehtë).

Çdo 20 minuta pushoni
Provoni të mos shikoni TV-në, hapni facebookun apo lexoni e-mailat. Kjo do ju “huton” trurin, dhe informacionet që janë regjistruar në të mund të fshihen.

Është mirë të bëni dhe një tush, ju freskohet trupi, por edhe truri.

Shkoni në shtrat një orë apo një e gjysëm më herët para natës së testit

Zgjohuni më herët apo hidhni pak ujë në fytyrë.
Gjithashtu hani ushqime që kanë shumë proteina, psh Vezët.

Për ta bërë më argëtues mund të vini bast me ndonjë shok.
P.SH. kush do ta merr notën më të mirë e të tilla.

Suksese në testin tuaj.

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?