Qysh me u përgatit për udhëtime të gjata?

Nëse po bëheni gati për një udhëtim të gjatë me veturën tuaj, ja disa këshilla të çmueshme për përgatitjen e veturës për një rrugë të rehatshme e të sigurt.

Qysh Me u Pergatit Per Udhetime te Gjata?

Para se të niseni për rrugë është mirë që veturën tuaj ta lini për disa ditë tek ndonjë servis i autorizuar për një kontroll komplet. Por, meqë kjo mënyrë është e gjatë dhe, relativisht e shtrenjtë, atëherë gjërat mund t’i merrni vetë në duart tuaja, t’i bëni këto kontrolle në veturën tuaj.

Ja disa nga kontrollet e domosdoshme që duhet t’ia bëni veturës suaj, para se të niseni për një rrugë të gjatë:

-shikojeni nivelin e vajit të motorit, e nëse deri në atë moment keni kaluar 5.000 km me atë vaj, preferohet ta ndërroni tërësisht me vaj të ri;
-shikojeni nivelin e likuidit në sistemin e frenimit;
-shikojeni sasinë e likuidit për ftohjen e motorit; e nëse motori juaj nxehet shpesh, duhet patjetër ta dërgoni veturën në servis;
-testoni sistemin për fshirjen e xhamave, fshesat, dhe ujin në pompën e fshesave;
-testimi më i rëndësishëm lidhet me pneumatikët (gomat) dhe nëse ata janë të harxhuar preferohet ndërrimi i së paku dy prej tyre, por në të njëjtin bosht.

Mos harroni ta shihni edhe gjendjen e gomës rezervë. Dhe, nëse me vete do të keni shumë valixhe, preferohet që të gjithë pneumatikët të fryhen për rreth 0.3 bar më shumë sesa e thonë rregullat;
– shikojeni gjendjen e amortizatorëve dhe, nëse me ta keni kaluar më shumë se 50 mijë kilometra, duhet të konsultoheni me automekanikun;

Pas këtyre kontrolleve, vetura juaj është e gatshme për rrugë të gjata.

Hapi pasues është sesi të ngarkohen valixhet. Duhet të kini kujdes për baraspeshën e veturës kur i ngarkoni gjërat tuaja; gjërat më të rënda vendosini në fillim edhe atë, sa më në mes të veturës, e më pastaj gjërat më të lehta. Duhet të kini kujdes sesi i palosni valixhet dhe gjërat tjera sepse, nëse rrugës do t’ju duhet goma rezervë, atëherë duhet të keni mundësi që ta merrni atë sa më lehtë.

Dhe, pasi t’i jeni përmbajtur këtyre rregullave, ju jeni ta gatshëm për një udhëtim të sigurt me veturën tuaj. Rrugë të mbarë!

Qysh Me Ndeze Makinen?

Qysh Me Nderru Filterin e Ajrit ne Makine?