Qysh me u pergadite per provim perfundimtar?

Çelësi për lehtësimin e ankthit është te planifikojmë përpara. Përgatitja e provimeve finale do te
jete shume me e lehte nëse ju ndiqni këto hapa dhe mos i vononi.

provim

Hapi 1
Nënvizoni çështjet kryesore, konceptet dhe njerëzit ne shënimet tuaja dhe librat e mësimit. Beni dokumente qe reflektojnë ketë informacion. Mund te duket shume, por praktika e leximit dhe e shkrimit te artikujve do te ju ndihmoje te mbani mend ato. Kjo është një ide e mire te filloni te lexoni ketë listë disa dite para provimit, kur detyra do te jete e madhe.

Hapi 2
Krijoni kartat flesh për te bere me te lehte mësimin e çështjeve me kryesore dhe kuptimin tyre. Kjo mund te duket elementare por metoda funksionon për te gjitha moshat. Ju mund te testoni veten tuaj gjate gjithë kohës për te  ruajtur njohuritë tuaja.

Hapi 3
Krijoni një guide studimi duke u bazuar ne shënimet e juaja dhe informacione te tjera qe do te kete ne provim. Ju mund te bëni udhëzime ne formen e pyetjeve, ose ju thjeshte mund ta paraqisni informacionin ne forme skice.

Hapi 4
Krijo një grup studimi me student te tjerë. Te studiosh ne një grup te vogël mund te lejoje pjesetaret te krahasojnë  shënimet dhe te shkëmbejnë strategjitë e tyre. T’i bëjnë pyetje njeri-tjetrit mund te jete një mënyre e mire për te mësuar informacionet. Te jesh pjesetar i një grupi studimi do t’ju ndihmoje te merrni shpjegimin e koncepteve qe ju nuk i dinit.

Hapi 5
Mësoni ne mënyre te pavarur një nate përpara provimit. Kjo nuk është koha për te përsëritur gjithë mësimet. Duke u
përgatitur për provimin ne javët me pare , natën finale duhet ti dedikoheni vetëm udhëzimeve dhe shënimeve te tjera qe ju keni bere. Duhet te jete koha e rifreskimit te mendjes suaj, dhe jo te mundohuni qe te kuptoni ose jo informacionin.

Hapi 6
Sigurohuni qe ju te keni gjithçka qe ju nevojitet për provimin para se te shtriheni një nate përpara. Kjo mund te përfshije:
stilolaps, makine llogaritëse, gome apo ndonjë gjë tjetër qe është e nevojshme për provimin.

Hapi 7
Beni gjumë te mire si dhe një mëngjes te bollshëm ne diten e provimit. Mundohuni te bëni disa ushtrime si psh: te merrni fryme thelle, joga apo te dëgjoni muzike. Kjo do t’ju ndihmoje te filloni provimin me qetësi  dhe me mendje te fokusuar.

//Falenderojme lexuesin tone Meriton Bajraktari per kontributin me kete teme.

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?

Qysh me kuptu logaritmin matematik?